Nga 1 tetori, paga më të larta për kryetarin dhe gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese në Maqedoni

Kryetari dhe gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut, duke nisur nga 1 tetori i këtij viti, do të përfitojnë paga më të larta krahasuar me ato që parashikohen aktualisht nga Ligji për Pagat dhe Shpërblimet e Tjera të Personave të Zgjedhur dhe të Emëruar në Shtet, shkruan “360 gradë”.

Kjo vjen pasi të mërkurën Gjykata Kushtetuese shfuqizoi ndryshimet e shkurtit 2026, por vetëm në pjesën që ka të bëjë me koeficientin e Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese dhe të gjyqtarëve të saj. Si rrjedhojë, pagat e tyre do të përllogariten sipas dispozitave ligjore të vitit 2024, kur koeficientët ishin më të lartë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Të lidhura

None found

Në thelb, ky është epilogu i vendimit të gjyqtarëve kushtetues për të rrëzuar ndryshimet në Ligj nga shkurti i këtij viti që zbatoheshin për ta dhe që kishin ulur koeficientët për llogaritjen e pagave të të gjithë zyrtarëve.

Vendimi është marrë në seancën e mbajtur më 17 qershor. Kjo çështje nuk tërhoqi vëmendje të madhe publike, pjesërisht për shkak se në të njëjtën seancë u shfuqizua edhe riemërtimi i rrugëve dhe shesheve në Tetovë nga viti 2007, çka nënkupton rikthimin e emrave të vjetër.

Gjithsesi, vendimi për shfuqizimin e pjesëve të dy neneve të Ligjit për Pagat dhe Shpërblimet e Tjera të Personave të Zgjedhur dhe të Emëruar, së bashku me arsyetimin e plotë, është publikuar në faqen zyrtare të Gjykatës Kushtetuese.


Shtuar më 22.06.2026 17:03

dünyanın en iyi bahis siteleriBursa Escortgüvenilir bahis sitelerijojobetyasal bahis siteleritürkiye yasal bahis sitelerijojobetjojobet girişjojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet güncel giriştürkiye yasal bahis sitelerislot sitelerijojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişgrandpashabetkahraman haber