Ndalohen 18 drejtues mjetesh për vozitje të parregullt, mes tyre edhe dy të mitur

Gjatë 24 orëve të fundit, policia në mbarë territorin e vendit ka ndaluar 18 shoferë që qarkullonin pa patentë shoferi, ndërsa dy prej tyre kanë qenë të mitur, njofton MPB Maqedoni.

Të lidhura

None found

Sipas njoftimit, pesë persona janë ndaluar në Gostivar, ku njëri ishte i mitur dhe një tjetër kishte qenë më herët i përfshirë në një aksident rrugor. Katër persona janë kapur në Shkup, dy në Kërçovë, prej të cilëve një i mitur, si edhe nga një person në rajonin e Tetovës, në Krivogashtan, Prilep dhe Manastir.

MPB bën të ditur gjithashtu se në Dellçevë një person ka drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit. Ndërkohë, nga një person në Kërçovë dhe në Kavadar janë konstatuar duke vozitur edhe pse kishin ndalim për drejtimin e mjetit motorik. Pas përfundimit të dokumentimit të rasteve, ndaj tyre do të parashtrohen kallëzimet përkatëse penale.

Nga MPB u është bërë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të zbatojnë rregullat e trafikut, të mos ulen në timon pa e kaluar provimin për patentë shoferi dhe të mos drejtojnë automjete nëse kanë masë ndalimi ose janë nën ndikimin e alkoolit, me qëllim që të gjithë së bashku të kontribuojnë për një komunikacion më të sigurt.


Shtuar 3.07.2026 15:08

betparkbetpark girişen çok kazandiran casino sitelerigrandpashabet linkcasibomHoliganbetjojobetjojobetHoliganbetHoliganbetHoliganbetgrandpashabetcasibomjojobetjojobetKickmatbetinterbahisjojobetMadridbetMadridbetMadridbetjojobetHoliganbetjojobetJojobetjojobetjojobetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomcasibomcasibom girişholiganbetBetpasjojobetimajbetjojobet girişcasibomJojobetbetciobetcio girişbetcio girişjojobetjojobetjojobet giriş