Timço Mucunski, ministër i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme i Maqedonisë së Veriut, vlerësoi rezultatet e Samitit të NATO-s në Ankara, duke theksuar se vendimet e miratuara do ta bëjnë Aleancën edhe më të fortë dhe do të ndihmojnë në përparimin e sigurisë kolektive.
Të lidhura
None found
“Mesazhi është i qartë: NATO po i përmbush detyrat. Ne kemi konfirmuar angazhimin tonë të përbashkët për investime më të mëdha në mbrojtje, forcimin e mëtejshëm të aftësive mbrojtëse, një shpërndarje më të drejtë të përgjegjësive midis aleatëve dhe mbështetje të vazhdueshme për Ukrainën”, shkroi Mucunski.
Ai bëri të ditur se, në margjinat e Samitit, zhvilloi disa takime dypalëshe me homologë nga shtetet anëtare të NATO-s, si edhe me zyrtarë të lartë nga vendet aleate dhe partnere.
Sipas tij, këto diskutime u fokusuan te marrëdhëniet dypalëshe, bashkëpunimi në kuadër të NATO-s, si dhe te sfidat aktuale që lidhen me sigurinë rajonale dhe globale.
“Si një aleat i përkushtuar dhe i besueshëm, ne vazhdojmë të kontribuojmë në mënyrë aktive në forcimin e sigurisë kolektive, stabilitetit dhe unitetit”, tha Mucunski./Telegrafi/
