Pas humbjes së kandidatit të koalicionit “Maqedonia Juaj” në zgjedhjet e parakohshme për kryetar të Komunës së Brvenicës, kryeministri dhe kreu i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, reagoi përmes një postimi në Facebook.
Mickoski e përshkroi garën si një përballje ku pala e tij ishte e vetme kundër të gjithëve. Sipas tij, ata paraqitën një program dhe koncept zgjedhor, ndërsa kundërshtarët u mbështetën te “demografia, harta kombëtare dhe disa trojanë për të devijuar votat”.
Të lidhura
None found
Ai theksoi se numri i votave u rrit nga 3000 në raundin e parë në 4200, ndërsa krahasuar me zgjedhjet parlamentare u shënua një rritje prej 1300 votash. Megjithatë, Mickoski tha se kjo nuk mjaftoi për një fitore të plotë.
Duke falënderuar banorët e Bërvenicës që votuan për ta, Mickoski deklaroi se mbështetjen e Qeverisë do ta kenë të gjithë banorët, përfshirë ata që nuk i votuan. Ai shtoi se “Një Bërvenicë për të gjithë” nuk është vetëm koncept, por edhe mënyrë pune.








