Tregjet ndërkombëtare të naftës shënuan një rënie të menjëhershme të çmimeve pas lajmeve për marrëveshjen mes SHBA-së dhe Iranit. Nafta Brent u ul me 4.02%, duke zbritur në 83.82 dollarë për fuçi, ndërsa US West Texas ra me 4.63% dhe arriti në 80.95 dollarë për fuçi.
Në lidhje me çmimet e derivateve në Maqedoni, kryeministri Hristijan Mickoski tha se pret që në ditët e ardhshme ato të mbeten të qëndrueshme ose të pësojnë vetëm lëvizje të vogla, me ndryshime minimale si për naftën ashtu edhe për benzinën. Sipas tij, javën e ardhshme pritet një ulje më e theksuar e çmimeve, ndërsa theksoi se Maqedonia vazhdon të jetë mes vendeve me karburantet më të lira në rajon.
Të lidhura
None found
“Vendimi që duhet ta sjellë KRRE ka të bëjë me javën e kaluar. Sipas përllogaritjeve tona, sepse ndërpritet gjendja e krizës, për shkak se marrëveshja është arritur, pres që çmimet të lëvizin në kuadër të gjysmë denari ose të mbeten të njëjta, kur bëhet fjalë tek lënda dizel dhe rreth 1,5 deri në 2 denarë rritje e benziave, e javën e ardhshme pres ulje të dukshme, sepse sot çmimet e bursës për naftën dhe derivatet e naftës kanë rënë në mënyrë dramatike, lëvizin diku rreth 82-83 dollarë për fuçi, andaj javën e ardhshme pres rënie më të madhe, përndryshe edhe më tej mbetemi vendi që ka çmimet më të ulëta të benzinave dhe dizelit në rajon”, tha Mickoski.
