Mickoski: Kushtetuta mbron të drejtat e bullgarëve në Maqedoni, por maqedonasit nuk gëzojnë të njëjtën mbrojtje në Bullgari

Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi se politika ndërtohet përmes dialogut dhe se ai u përket politikanëve që këmbëngulin te bisedimet deri në gjetjen e një zgjidhjeje. Sipas tij, diskutimet do të vazhdojnë si në rastin e parë, ashtu edhe në të dytin, ndërsa zgjidhja do të kërkohet brenda vijave të kuqe tashmë të përcaktuara.

Të lidhura

None found

Ai nënvizoi se Kushtetuta e vendit garanton mbrojtje të fuqishme të të drejtave të çdo qytetari, duke përfshirë edhe pjesëtarët e komunitetit bullgar.

Duke iu referuar deklaratës së kryeministrit bullgar Rumen Radev, i cili tha se do ta përkrahë zgjerimin e BE-së, por se vazhdojnë të vlejnë kërkesat për përmbushjen e obligimeve dhe mbrojtjen e bullgarëve në vend, Mickoski theksoi se garancitë kushtetuese vlejnë për të gjitha komunitetet. Ai shtoi se këtë vlerësim nuk e jep vetëm ai, por edhe Këshilli i Evropës, institucioni që merret me të drejtat e njeriut dhe që, për këtë arsye, e ndërpreu misionin monitorues në vend.

Sipas Mickoskit, megjithëse Kushtetuta siguron të drejtat e njeriut për të gjithë qytetarët dhe komunitetet, mbetet e hapur çështja e komunitetit maqedonas në Bullgari. Ai kujtoi se Bullgaria ka ratifikuar respektimin e të drejtave të njeriut, por vazhdon të mos lejojë regjistrimin e shoqatave të komunitetit maqedonas, përfshirë OMO Ilinden Pirin, pavarësisht dhjetëra vendimeve të Gjykatës së të Drejtave të Njeriut në Strasburg.

Mickoski tha gjithashtu se mes partnerëve nevojitet një dialog i ndershëm dhe se ai mbetet në çdo kohë i hapur për bisedime rreth kësaj teme.

Ai sqaroi se është i gatshëm të ulet në tryezën e bisedimeve kurdoherë, por nuk mbështet takime që zhvillohen vetëm formalisht, pa sjellë ndonjë rezultat, pasi nuk dëshiron të humbasë kohë. Mickoski pret që angazhimet diplomatike t’i përafrojnë qëndrimet e të dyja palëve dhe, nëse krijohen kushte për afrim, është i gatshëm të takohet me të.


Shtuar 20.08.2026 19:05

casibommatbetsultanbeyli escortpusulabetCasibomAnkara escortAnkara escortjojobetmarsbahiscasibomparmabet girişHoliganbetCasibommarsbahisCasibomsetrabetcasibomcasibom girişholiganbetcasibomromabet girişcasinofast girişultrabetultrabetcasibomcasibomMarsbahisgrandpashabetjojobetjojobetholiganbetgrandpashabetgrandpashabetmatbetcasibomjojobetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet