Trangujt përmbajnë një sasi të caktuar të L-citrullinës, përbërës që mund të lidhet me shëndetin seksual.
Të lidhura
None found
Brenda organizmit, L-citrullina shndërrohet në L-argininë dhe kontribuon në prodhimin e oksidit nitrik. Kjo molekulë ndihmon në zgjerimin e enëve të gjakut dhe luan rol të rëndësishëm në procesin e ereksionit, transmeton Klankosova.tv.
Një studim i vogël, ku morën pjesë 24 burra me disfunksion erektil të lehtë, tregoi se përdorimi i L-citrullinës për një muaj përmirësoi fortësinë e ereksionit te gjysma e pjesëmarrësve. Gjatë periudhës kur morën placebo, përqindja ishte shumë më e ulët.
Pavarësisht këtyre të dhënave, konsumimi i trangullit nuk mund të konsiderohet trajtim për problemet e ereksionit. Kërkimet janë përqendruar te L-citrullina në formën e suplementit dhe jo te trangujt si ushqim, ndërsa sasia e këtij përbërësi në trangull është relativisht e vogël./Klankosova.tv
