Mbulohen shkollat në Strugë, tensionohet situata për mësuesit: Opozita flet për motive politike

Vendimi për mbylljen e disa shkollave dhe zvogëlimin e numrit të klasave në Strugë ka çuar në largimin e një pjese të stafit arsimor. Kryetari i Komunës së Strugës, Mendi Qyra, theksoi se nuk bëhet fjalë për shkarkime të mësimdhënësve, por vetëm për largimin e personelit që ai e cilëson si të papërshtatshëm.

Të lidhura

None found

Megjithatë, Qyra nuk dha detaje se kush ishin këta punonjës të papërshtatshëm dhe çfarë detyrash kishin kryer deri më tani në sistemin arsimor.

“Askush nga mësuesit nuk ka mbetur pa vend pune. Të gjithë ata që kanë vendime pune vazhdojnë aktivitetin, kemi edhe persona me kontrata që vijojnë punën. Janë vetëm ata që nuk i plotësonin kriteret, dhe unë e kam thënë edhe më parë, që nuk mund të mbajmë në mësimdhënie njerëz të papërshtatshëm, sepse ne punojmë për fëmijët, jo për vota apo për punonjës që na sjellin vota. Rreth 35 deri në 40 persona janë të papërshtatshëm, pra 35-40 nuk i plotësonin kushtet.” – deklaroi Mendi Qyra, Kryetar i Komunës së Strugës.

Nga radhët e opozitës u ngrit pyetja nëse largimi i të ashtuquajturve “të papërshtatshëm” po bëhet për shkaqe politike dhe jo profesionale.

“Me çfarë arsyeje dhe logjike po sulmohet stafi arsimor me pretekstin e ‘papërshtatshmërisë’, ndërkohë që paralelisht po bëhen punësime të reja në administratën komunale? Para dhe gjatë zgjedhjeve, të gjithë pohuan se administrata komunale është e mbingarkuar dhe ka tepricë serioze. Tani shohim se nuk ka racionalizim atje, por vazhduan punësimet partiake dhe sulmuan drejtpërdrejt shkollat dhe klasat. Le të dalin e të shpjegojnë logjikën e kursimeve në arsim e mësues, ndërsa administrata po mbingarkohet.” – tha Dimçe Shipinkaroski, këshilltar i LSDM-së.

Ndërkohë, kritika të tjera erdhën edhe nga BDI. Këshilltari Faton Polozhani pretendoi se përkatësia politike dhe lidhjet familjare me kryetarin e komunës kanë luajtur rol në përzgjedhjen e stafit.

“Fatkeqësisht, ajo që kemi vërejtur është se një prej kritereve të përdorura në përzgjedhjen e personelit ishte afërsia politike dhe lidhjet me kryetarin e komunës dhe rrethin e tij. Shumë nga ata që kishin pikëpamje të ndryshme nga kryetari në zgjedhjet e fundit lokale, për fat të keq, sot nuk janë më pjesë e procesit arsimor, por janë zëvendësuar me njerëz që ose ndajnë të njëjtat bindje politike me kryetarin e Strugës, ose kanë lidhje të ngushta familjare me të dhe me persona të afërt me të.” – u shpreh Faton Polozhani, Këshilltar nga BDI.

Në shtator të këtij viti, katër shkolla fillore rajonale në Strugë u mbyllën, ndërsa numri i paraleleve u reduktua me 30 në 11 shkolla fillore. /Alsat.mk


sultanbeyli escortparla iptvcasinofaststarzbetjojobetJojobetMarsbahisroketbetjojobetjojobetsuperbetMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetbullbahismarsbahis güncel girişjojobetcasibomJojobet GirişsekabetHoliganbetJojobetJojobetMadridbetBetparkBetparkPusulabetcasibombahsegel girişbahsegelholiganbetmarsbahiscasibom girişjojobet