Kuvendi i Maqedonisë së Veriut miratoi ribalancimin e buxhetit

Deputetët në Kuvendin e RMV-së miratuan sot pasdite propozimin e ndryshuar për ribalancimin e buxhetit të vitit 2026. Vendimi mori 64 vota “pro”, ndërsa nuk pati asnjë votë “kundër” dhe asnjë “abstenim”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Të lidhura

None found

Përpara votimit u zhvillua debat parlamentar. Përfaqësuesit e shumicës qeverisëse argumentuan se ndryshimet buxhetore synojnë ruajtjen e stabilitetit ekonomik, nxitjen e zhvillimit dhe administrimin me përgjegjësi të financave publike.

Nga ana tjetër, opozita pretendoi se propozimi nuk mbështet zhvillimin produktiv dhe se nuk ka karakter as zhvillimor, as social. Sipas deputetëve opozitarë, qytetarët presin rezultate dhe jo slogane.

Gjatë prezantimit të propozimit të ndryshuar në seancën parlamentare, ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska, deklaroi se Qeveria dhe ministria përkatëse kanë detyrimin të ndërhyjnë në kohë, duke përshtatur parashikimet e buxhetit me zhvillimet reale në ekonomi.

Dimitrieska-Koçoska shpjegoi se rezultatet makroekonomike dhe fiskale të gjysmës së parë të vitit, të ndikuara nga zhvillimet e jashtme, e bënë të domosdoshëm rishikimin e parashikimeve fillestare. Sipas saj, synimi është të sigurohen mjete shtesë për përmbushjen e detyrimeve më prioritare që burojnë nga marrëveshjet kolektive të nënshkruara, si dhe të rriten fondet për bujqësinë, mbrojtjen sociale, komunat dhe shpenzimet kapitale. Ministrja theksoi se ndryshimet harmonizojnë supozimet makroekonomike me parashikimet fiskale, kryesisht në pjesën e shpenzimeve të buxhetit.

Ministrja e Financave shtoi se ribalancimi përbën reagim ndaj kushteve të ndryshuara ekonomike dhe shërben si mekanizëm për përafrimin e financave publike me nevojat konkrete të ekonomisë, institucioneve dhe qytetarëve./Telegrafi/


Shtuar 27.07.2026 19:58

holiganbetJojobetPusulabet girişimajbet girişGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetJojobetJojobetjojobetbetwooncasibomgrandpashabetmatbetsultanbeyli escortiptv satın al