Presidenti bullgar, Rumen Radev, në fjalimin e tij të sotëm në hapjen e konferencës “Perspektiva evropiane për marrëdhënie të mira fqinjësore ndërmjet Republikës së Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut”, përsëriti se pëlqimi i Bullgarisë për fillimin e negociatave të Maqedonisë me BE-në do të ndodhë pas një ndryshimi në Kushtetutën tonë.
Siç vlerësoi Radev, “maqedonizmi” ishte rrezik potencial për destabilizimin e BE-së.
“Nuk mund të bëjë kompromis me përgjegjësinë tonë si demokraci për të ardhmen e BE-së. Nëse për momentin ndonjë nga partnerët tanë nuk është i vetëdijshëm për thellësinë e problemit historik dhe mundësinë e destabilizimit të unionit nga maqedonizmi… Duhet të integrojmë partnerë, jo probleme dhe kështu të tregojmë besnikërinë tonë ndaj BE-së. Kjo është ajo për të cilën nuk mund të bëj kompromis. Pra, pyetja e madhe që mbetet është se kur Bullgaria do të pranojë të fillojë procesin e negociatave. Gjithmonë kam thënë se duhet të bëhet pasi të ndryshohet Kushtetuta dhe të regjistrohen bullgarët e Maqedonisë”, tha Radev./alsat