Komuna e Tetovës: Emërtimi i rrugëve nga viti 2007 nuk u miratua në Qeveri dhe nuk rezulton në Kadastër

Komuna e Tetovës ka reaguar sërish lidhur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e emrave në shqip të rrugëve dhe të sheshit në Tetovë.

Në reagimin e saj, Komuna thotë se gjykatësit shqiptarë të Gjykatës Kushtetuese, të zgjedhur nga pushteti i kaluar, në vend që të mbronin interesin shqiptar në këtë institucion, po merren me politikë ditore.

Të lidhura

None found

Sipas Komunës, e vërteta është se vendimi për riemërtimin e rrugëve në Tetovë nuk mori kurrë fuqi të plotë, pasi 4 qeveritë e BDI-së pas vitit 2007 nuk e proceduan atë si vendim në Qeveri. Për këtë arsye, theksohet se këto emërtime nuk janë regjistruar asnjëherë as në Kadastër dhe as në Regjistrin Qendror.

Në të njëjtin reagim thuhet se, pavarësisht kësaj situate, gjykatësit shqiptarë në Gjykatën Kushtetuese nuk është dashur të lejonin hapjen e kësaj procedure pikërisht në kohën kur Komuna e Tetovës ndodhet pranë përmbylljes së procesit për riemërtimin zyrtar të rrugëve në Tetovë.

Komuna shton se me këtë veprim synimi është i qartë për të nxitur tensione ndëretnike, ndërsa pas kësaj tendence, sipas saj, qëndron BDI-ja.


Shtuar 21.06.2026 20:09

matbetmatbetdeneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelerjojobetjojobetbetciobetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetjojobetGrandpashabetholiganbetcasibomGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomgrandpashabetcasibomjojobet girişbetkomMeritking Girişaajojobet girişdeneme bonusu veren sitelerstarzbetMadridbetJojobetstarzbetholiganbetjojobetGrandpashabet girişjojobetgrandpashabet girişgrandpashabet resmi girişgrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetJojobetGrandpashabetJojobet Girişmarsbahis