Rikthimi i befasishëm i Iva Mihailovës në Bullgari ka ndezur sërish tensione mes Shkupit dhe Sofjes. Maqedonia njoftoi se do ta çojë rastin në Bashkimin Evropian dhe Këshillin e Evropës, duke e cilësuar ngjarjen si arratisje të një personi nën akuzë. Një pjesë e opinionit politik bullgar vijon ta mbështesë largimin e Mihailovës, edhe pse ajo duket se u largua nga vendi në mënyrë të paligjshme.
Të lidhura
None found
“Prej vitesh, Shkupi ka bërë fushata shpifjesh kundër Bullgarisë dhe ka shpërndarë të pavërteta”, deklaroi lideri i OBRM-BND-së bullgare, Krasimir Karakaçanov.
Sipas tij, qeveria e Maqedonisë nuk po tregohet e ndershme, ndërsa ai i jep besim deklaratave të Mihailovës.
“Më kryesorja është që fëmija, i cili ka nevojë për kujdes të menjëhershëm mjekësor, më në fund ndodhet në Pirogov. Për më shumë se një vit, autoritetet në Shkup bënë gjithçka për t’ia dëmtuar shëndetin dhe për ta mbajtur pa trajtimin e duhur mjekësor”, tha ai. Karakaçanov shtoi se që nga momenti kur kryeministri Hristijan Mickoski mori drejtimin e Maqedonisë, marrëdhëniet midis dy shteteve nuk kanë ecur drejt kapërcimit të problemeve të grumbulluara./Telegrafi/






