Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Janina Ymeri, ka komentuar mundësinë e një qëndrimi të saj nëse LDK-ja dhe Lëvizja Vetëvendosje (LVV) arrijnë marrëveshje për krijimin e institucioneve të reja.
Të lidhura
None found
Në emisionin Debat Plus, ajo u pyet nëse do të qëndronte në sallë dhe do ta përkrahte një ujdi të tillë, përfshirë edhe pjesën që lidhet me zgjedhjen e presidentit. Ymeri u shpreh se në këtë moment nuk mund të japë një përgjigje përfundimtare.
“Nuk mund të them asgjë tash. Varet nga rrjedhja e ngjarjeve më vonë. Për shembull, kush është presidenti që po propozohet e kështu më radhë”, ka deklaruar Ymeri në Debat Plus.
Më pas, deputetja e sqaroi deklaratën e saj edhe në Facebook.
“Siç mund ta keni dëgjuar nga Debat Plus, sonte jam kontaktuar se a do të qëndroj në sallë për President/e:
1. Varet se kush do të bëhet President/e edhe cila do jetë rrjedha e ngjarjeve, pra do e shqyrtoj si çdo vendim tjetër në Kuvend.
Për rrjedhën e ngjarjeve e kam pas fjalën për momentet si kriza, protesta dhe trazira rreth këtij vendimi nëse nuk arrihet pajtim sepse në këto raste ndryshojnë prioritetet.
2. Marrëveshja politike nuk do të thotë që mbivendoset ose më bën të nënvlerësoj votën e 27,480 votuesve për Janina Ymeri”, ka sqaruar ajo.
