I akuzuari për vrasjet në Nagoriçan të Vjetër mohon fajësinë, avokati heq dorë nga mbrojtja

Në Gjykatën Penale të Kumanovës nisi sot procesi gjyqësor ndaj 25-vjeçarit Trajko Bojkovski, i akuzuar për katër vrasje brutale dhe dy tentativa vrasjeje ndaj grave të moshuara në rajonin e Kumanovës, në një seancë të shoqëruar me tension dhe me sjellje të pazakontë nga ana e të pandehurit.

Të lidhura

None found

Megjithëse prokuroria e cilësoi këtë rast si të paprecedentë në praktikën gjyqësore, procedura u bllokua që në seancën e parë.

Shkak për këtë u bë vendimi i avokatit Dragan Trajkoviq për t’u tërhequr nga mbrojtja, pasi në nisje të gjykimit Bojkovski deklaroi se nuk ishte fajtor për katër vrasjet.

“Duke pasur parasysh që i pandehuri nuk e pranoi këshillën time, si avokat mbrojtës, po e anuloj prokurën time në përputhje me nenin 76, paragrafi 7 i Ligjit për Procedurën Penale dhe në përputhje me të njëjtin nen, paragrafi 5, i propozoj gjykatës që t’i caktojë një avokat mbrojtës tjetër sipas detyrës zyrtare për të mbrojtur të drejtat dhe interesat e tij”, deklaroi avokati Trajkoviq. Seanca e radhës u caktua për më 31 gusht.

Përpara se të shprehej se nuk ndjehej fajtor për vrasjen e katër grave, Bojkovski shikonte nga tavani, lëvizte rrotull në karrigen e tij në sallën e gjyqit dhe nuk iu përgjigj pyetjeve.

Gjatë seancës së sotme, familjarët e katër viktimave iu bashkuan zyrtarisht ndjekjes penale.

Prokurori Ljubomir Lape bëri të ditur se do të vërtetonte me prova të forta se veprat ishin kryer me dashje dhe se ai ishte nekrofili.


Shtuar 9.07.2026 16:37

grandpashabetultrabetkingroyalKickmatbetjojobetJojobetMadridbetjojobetJojobetvaycasinoİmajbetcasibomJojobetjojobetjojobetjojobetcasibomcasibomjojobetjojobetcasibom girişchild pornBetpasİmajbetbetciobetciobetcio girişjojobetExtrabet girişGrandpashabetHoliganbetHoliganbetTipobetjojobet