Hoxha në 25-vjetorin e Marrëveshjes së Ohrit: Zbatimi i pandërprerë, jetik për stabilitetin rajonal

Me rastin e 25-vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit, ministri shqiptar për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, e vlerëson atë si një prej sukseseve më të mëdha politike dhe diplomatike të arritura në rajon.

Të lidhura

None found

Sipas Hoxhës, falë kësaj marrëveshjeje, Maqedonia e Veriut pati mundësinë të ndërtonte një shtet më demokratik, multietnik dhe gjithëpërfshirës, duke i dhënë përparësi dialogut dhe kompromisit përballë konfliktit.

Ai nënvizon se Marrëveshja e Ohrit nuk i përket vetëm së shkuarës, por përbën një kontratë politike, e cila duhet të zbatohet dhe të mbrohet në mënyrë të vazhdueshme.

Për paqen dhe qëndrueshmërinë, Hoxha konsideron thelbësore garantimin e barazisë, përfaqësimin e drejtë, respektimin e gjuhës dhe mbrojtjen e të drejtave të komuniteteve. Në vlerësimin e tij, fryma e Ohrit vijon përmes NATO-s, bashkëpunimit mes vendeve të rajonit dhe rrugëtimit evropian të Maqedonisë së Veriut.

Në përfundim, ministri thekson se Shqipëria e konsideron stabilitetin e Maqedonisë së Veriut të lidhur drejtpërdrejt me sigurinë dhe perspektivën e ardhshme të Ballkanit Perëndimor.


Shtuar 12.08.2026 15:58

matbetHoliganbetJojobetholiganbetHoliganbetjojobetHoliganbetJojobetjojobetcratosroyalbetimajbetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibomantikbet girişHoliganbetGrandpashabetJOJOBET GİRİŞLERİcasibomHoliganbetJojobet