Bashkia e Shkupit ka nisur një aksion të gjerë për mbjelljen e 3,500 fidanëve në zona të ndryshme të qytetit, me synimin për të shtuar gjelbërimin dhe për të rikthyer hapësirat publike të gjelbra.
Kryetari i Bashkisë së Shkupit, Orce Gjorgjievski, bëri të ditur se deri në përfundim të sezonit të mbjelljeve numri i fidanëve të rinj do të arrijë në 6,000.
Të lidhura
None found
“Çdo pemë e re është një investim në qytetin ku jetojmë dhe në të ardhmen e fëmijëve tanë. Më shumë hije për ditët e verës, ajër më i pastër dhe më shumë hapësira të gjelbra për shëtitje, lojëra dhe socializim. Po mbulojmë parqet ekzistuese, parqet e reja që po ndërtojmë, hapësirat e gjelbra përgjatë bulevardeve dhe hapësirave publike në të gjithë qytetin”.
Sipas tij, mbjelljet do të shtrihen në çdo komunë dhe lagje, duke përfshirë të gjithë banorët e Shkupit.
“Në çdo komunë, për çdo lagje, për të gjithë banorët e Shkupit. Çdo rrënjë e mbjellë sot është një premtim për një të nesërme më të shëndetshme dhe më të bukur. Le të lëmë pas pemë që do të rriten, parqe që do të jetojnë dhe vepra që do të zgjasin. Për një Shkup që merr frymë. Për brezat që do të vijnë”, tha kryetari i bashkisë Orce Gjorgjievski.
Gjorgjievski nënvizoi se angazhimi për një Shkup më të gjelbër dhe më të pastër do të dëshmohet përmes veprave, duke e cilësuar këtë një nga prioritetet e tij.








