Bilancet e fundit me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

Gjatë 24 orëve të fundit, në Maqedoninë e Veriut nga 1258 testime t realizuara, janë regjistruar 284 raste të reja pozitive në Covid-19.

Janë regjistruar 449 të shëruar dhe 21 viktima.

Viktimat janë 8 nga Shkupi, nga 2 nga Ohri dhe Prilepi, dhe nga një në Kumanovë, Tetovë, Shtip, Strumicë, Strugë, Koçan, Negotinë, Gjevgjeli dhe Probishtip.

Deri tani, në vend nga Covid-19 janë infektuar 112.930 persona, janë shëruar 98.133 të tjerë, ndërkaq jetën e kanë humbur 3.348 pacientë.

Që nga fillimi i pandemisë janë realizuar 567.441 testime, ndërkaq raste aktive pozitive janë 11.457.


Shtuar 15.03.2021 16:37