BDI: Gjykata Kushtetuese rrëzoi vendimin për emërtimin e rrugëve me emra shqiptarë në Tetovë

BDI njoftoi sot se Gjykata Kushtetuese ka shfuqizuar vendimin e vitit 2007 të Këshillit Komunal të Tetovës, përmes të cilit rrugët e qytetit morën emra që, sipas kësaj partie, pasqyronin historinë, identitetin dhe dinjitetin e shqiptarëve në Tetovë.

“Sulmi ndaj çdo vlere shqiptare dhe ndaj realitetit të krijuar pas Marrëveshjes së Ohrit po vazhdon. Kësaj radhe janë vënë në shënjestër emrat e rrugëve në Tetovë. Me vendim të Gjykatës Kushtetuese, është anuluar vendimi i Këshillit Komunal të Tetovës i vitit 2007, me të cilin rrugët e qytetit morën emra që pasqyrojnë historinë, identitetin dhe dinjitetin e shqiptarëve në Tetovë.

Të lidhura

None found

Ky është skandal dhe provokim i drejtpërdrejtë ndaj bashkëjetesës, barazisë dhe themeleve të shtetit të ndërtuar pas vitit 2001. Tetovën po mundohen ta kthejnë prapa, në një realitet të dhimbshëm diskriminimi, përjashtimi dhe mohimi.

Udhëheqësia aktuale e Komunës së Tetovës, e cila dikur premtonte se do t’i ndryshonte edhe emrat e tjerë të rrugëve, doli e paaftë ta mbrojë edhe atë që e kishte trashëguar si vendim institucional nga periudha kur BDI drejtonte komunën.

Këtu nuk bëhet fjalë për vendim juridik. Ky është mesazh politik dhe sulm i drejtpërdrejtë ndaj çdo gjëje që nderon historinë tonë, sakrificën tonë dhe pozitën tonë si komb shtetformues”, deklaroi Bajram Rexhepi nga BDI.

Nga BDI thonë se autorët dhe porositësit e kësaj fryme janë të njëjtët që publikisht shpallnin se “Maqedoninë do t’ua kthejnë maqedonasve”, ndërsa aktorët shqiptarë në qeveri, sipas tyre, vazhdojnë të mbeten të heshtur, të nënshtruar dhe të dëgjueshëm përballë çdo vendimi që cenon dinjitetin tonë kombëtar.


MariobetMariobetmeritbetjojobet girişcasibomjojobetmatbetmatbetcasino siteleriDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelercasibompadişahbetjojobetbetparkbetpark girişbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetcasibomjojobetCasibomCasibomGrandpashabetgrandpashabetcasibomgrandpashabetgrandpashabetcasibomjojobetjojobet girişcasibom girişgrandpashabetMeritking Girişaagrandpashabet giriş