BDI e kundërshton aktakuzën për Lotarinë: Pas dy vitesh hetime nuk ka prova, përgjegjësia individuale nuk mund të mbështetet në vendime kolektive

BDI ka reaguar ndaj aktakuzës së ngritur kundër 8 personave, të cilët akuzohen për keqpërdorim të pozitës dhe autorizimit zyrtar në Lotarinë Shtetërore. Dëmi i pretenduar ndaj Lotarisë Shtetërore të RMV-së tejkalon 507 milionë denarë.

Të lidhura

None found

Partia e konsideron këtë veprim një akuzë politike absurde dhe kërkon të dijë se mbi çfarë provash e argumentesh konkrete është mbështetur ajo, pas dy vitesh hetime.

Ndonëse deklaron se respekton pavarësinë e institucioneve të drejtësisë, BDI kërkon që ligji të zbatohet në mënyrë të barabartë dhe jo selektive. Sipas partisë, vendimet e marra kolektivisht nuk duhet të shfrytëzohen për të përcaktuar përgjegjësi individuale dhe për të zhvilluar ndjekje penale.

BDI kërkon gjithashtu që rasti t’i nënshtrohet një mbikëqyrjeje ndërkombëtare të hapur dhe transparente. Partia thekson se nuk synon privilegje për askënd, por një proces të drejtë, zbatim të njëjtë të ligjit dhe drejtësi të çliruar nga ndikimi politik, duke këmbëngulur se aktakuza nuk mbështetet në asnjë dëshmi, provë apo fakt.


Shtuar 13.08.2026 17:32

matbetHoliganbetJojobetholiganbetHoliganbetjojobetHoliganbetJojobetjojobetgrandpashabetimajbetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibomstake girişHoliganbetGrandpashabetHoliganbetJojobetCasibom Giriş