Aleanca për Shqiptarët e konsideron deklaratën e euroambasadorit Rokas si provë të qartë se Qeveria nuk ka arritur të prodhojë rezultate konkrete në procesin e eurointegrimit.
Të lidhura
None found
Nga ASH thonë se afatet tashmë kanë kaluar, ndërsa qytetarët vazhdojnë të dëgjojnë vetëm arsyetime, pritje dhe interpretime diplomatike.
Sipas tyre, kjo Qeveri premtoi se do ta përshpejtonte rrugën evropiane, por në vend të kësaj solli stagnim. Ata theksojnë se, në vend të hapjes së kapitujve negociues, vendi po pret raportin e radhës, ndërsa në vend të reformave të mirëfillta, qytetarëve po u serviret propagandë.
Aleanca për Shqiptarët shprehet se partnerët shqiptarë në Qeveri mbajnë përgjegjësi të drejtpërdrejtë për këtë dështim. Sipas tyre, ata nuk mund të strehohen pas deklaratave të përgjithshme, pasi premtuan Evropë, ndërsa sot heshtin përballë bllokadës.
ASH kërkon përgjegjësi politike, reforma të vërteta dhe rikthimin e seriozitetit në agjendën evropiane të vendit.
Po ashtu, nga kjo parti nënvizojnë se rruga drejt Bashkimit Evropian nuk ndërtohet me fjalë, por me punë, vendime dhe guxim politik.
