Policia ka arrestuar një 45-vjeçar nga Shkupi, i cili dyshohet se ka vjedhur në dy raste pjesë metalike të infrastrukturës hekurudhore, në zonat e Aerodromit dhe Draçevës.
Të lidhura
None found
Z.S. u ndalua më 3 shtator nga zyrtarët e SPB Shkup, pas raportimit për dy vjedhjet e rënda të kryera në linjën hekurudhore.
Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, më 03.09.2026 policia e Shkupit ndërmori veprime pas denoncimit dhe e ndaloi të dyshuarin në territorin e SP Aerodrom. Sendet e marra janë gjetur dhe i janë kthyer pronarit, “Hekurudhat e RMV-së”.
Hetimet për rastin vijojnë, ndërsa pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, ndaj 45-vjeçarit pritet të dorëzohet kallëzim përkatës.
