Kreu i së Majtës, Dimitar Apasiev, ka reaguar në rrjetet sociale për situatën politike në Bërvenicë, duke e paraqitur VLEN-in si protagoniste të përballjes me VMRO-DPMNE-në.
“ВРЕДИ пак го помоча ДПМНЕ, овојпат во Брвеница” (VLEN përsëri e mposhti politikisht VMRO-DPMNE-në, kësaj here në Bërvenicë), shkroi Apasiev.
Të lidhura
None found
Sipas reagimit të tij, rezultati në Bërvenicë shkon përtej një përballjeje të zakonshme lokale dhe merr rëndësi në zhvillimet e përgjithshme politike.
Fakti që edhe kundërshtarët e saj politikë po e vënë në dukje VLEN-in tregon se ndikimi i kësaj force nuk mund të lihet pas dore në skenën politike të vendit.







