“Amerika nuk ka lobuar për reduktimin e ushtrisë!”, shefi i NATO-s thekson nga Shkupi: KFOR do të mbetet i fortë për të përmbushur misionet e tij

Sekretari i Përgjithshëm i NATO, Mark Rutte, në një konferencë nga Maqedonia e Veriut, theksoi se misioni i KFOR në Kosovë do të mbetet i fuqishëm dhe i aftë për qëllimin e tij, duke hedhur poshtë raportimet për zvogëlim të mundshëm të pranisë ushtarake.

Gjithashtu, Rutte theksoi se Maqedonia e Veriut prej kohësh ka mbështetur misionin paqeruajtës në Kosovë, të cilin dhe e falenderoi për kontributin e vazhdueshëm.

Duker nënvizuar se KFOR-i vijon të luajë rol themelor në garantimin e një mjedisi të sigurt dhe stabil për të gjithë qytetarët në Kosovë, Rutte theksoi se NATO do të sigurohet që misioni të mbetet operacionalisht i fortë dhe funksional.

Në lidhje me aludimet se Shtetet e Bashkuara kanë lobuar për reduktimin e operacionit, është bërë e ditur se aktualisht nuk ka ndryshime në stacionimin e forcave, shkruan REL.

Rutte përsëriti angazhimin e palëkundur të NATO-s për të mbrojtur çdo centimetër të territorit të vendeve anëtare.


Shtuar 3.03.2026 18:53