Ali Ahmeti shqyrton largimin nga politika pas 25 vjetësh angazhim

Pas 25 vitesh karrierë aktive në politikë, kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka bërë të ditur se po e mendon gjithnjë e më seriozisht mundësinë e pensionimit.

Të lidhura

None found

Gjatë një interviste në emisionin Click të RTV21, Ahmeti foli për të ardhmen e tij politike dhe zhvillimet brenda partisë. Ai tha se çështjen e tërheqjes e ka shqyrtuar personalisht, ndonëse bashkëdrejtuesit dhe bashkëudhëheqësit e tij këmbëngulin se është ende herët për një vendim të tillë.

Ahmeti rikujtoi se ka mbi 45 vjet veprimtari dhe se jeta e atyre që kanë vepruar kundër regjimit të Jugosllavisë, për të arritur deri te ditët e sotme, nuk ka qenë e lehtë. Ai e krahasoi këtë rrugëtim me kalimin e trupit nga frigoriferi në kalorifer, që, sipas tij, i shkakton telashe organizmit.

Lideri i BDI-së u shpreh se edhe njerëzit me një angazhim të tillë dëshirojnë të përjetojnë disa gjëra si qytetarë të zakonshëm dhe të kenë më shumë liri në lëvizje. Duke përshkruar përditshmërinë e tij me itinerarin “shtëpi-seli, shtëpi-seli” dhe me aktivitete të vazhdueshme, ai theksoi nevojën për të jetuar sadopak si një qytetar i rëndomtë.

Megjithatë, bashkëpartiakët e Ahmetit vlerësojnë se momenti për largimin e tij nuk ka ardhur ende dhe se prania e tij vazhdon të jetë e domosdoshme në politikë.

Duke folur për ndryshimet kadrovike në BDI, Ahmeti deklaroi se strukturat udhëheqëse të partisë kanë pësuar një freskim të ndjeshëm. Sipas tij, më shumë se 83 për qind e udhëheqësisë përbëhet nga të rinj dhe kuadro të reja.

Zërat për një tërheqje të mundshme të Ali Ahmetit nuk shfaqen për herë të parë, pasi edhe më herët në opinion kanë qarkulluar spekulime për largimin e tij nga politika./INA/


Shtuar 11.08.2026 15:42

matbetHoliganbet GirişHoliganbet GirişHoliganbet GirişHoliganbet GirişHoliganbetHoliganbetHoliganbetjojobetgrandpashabetimajbetcasibommatbetsultanbeyli escortcasibomGrandpashabetAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibombetovis girişCasibomGrandpashabetJOJOBET GİRİŞLERİCasibomcasibom