12 shoferë ndalohen për drejtim të pakujdesshëm të automjeteve

Brenda 24 orëve të fundit, policia në të gjithë territorin e vendit ka privuar nga liria 12 drejtues automjetesh, të dyshuar për veprën penale “drejtim i pakujdesshëm i automjetit motorik”.

Të lidhura

None found

Shtatë prej tyre janë kapur duke drejtuar automjet pa patentë shoferi, ndërsa njëri prej këtyre drejtuesve ishte i mitur. Një tjetër shofer është konstatuar duke drejtuar nën ndikimin e alkoolit.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, tre drejtues të tjerë kanë qenë në gjendje të dehur gjatë drejtimit të automjetit, ndërsa dy kanë drejtuar automjete pavarësisht se ndaj tyre ishte në fuqi ndalimi për drejtimin e automjetit.

Pas përfundimit të procedurave dhe dokumentimit të rasteve, ndaj tyre do të dorëzohen kallëzimet përkatëse penale.

Ministria e Punëve të Brendshme u bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë rregullat e qarkullimit, të mos drejtojnë automjet pa kaluar provimin për patentë shoferi, nën efektin e alkoolit apo gjatë periudhës kur u është shqiptuar masa e ndalimit të drejtimit.

“Vetëm përmes sjelljes së përgjegjshme mund të kontribuojmë të gjithë së bashku për një siguri më të madhe në rrugë”, theksojnë nga MPB.


Shtuar 15.08.2026 17:58

matbetgrandpashabetjojobetjojobetjojobetholiganbetholiganbetJojobetjojobetgrandpashabetmeritbetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibombetgar girişHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetJojobetholiganbetcasibomJojobet Giriş