STUDIM/ Sa më të mëdha të jenë hapat tuaja, aq më të mirë jeni në marrëdhëniet seksuale

Sipas gjetjeve të një studimi të ri japonez, meshkujt që bëjnë hapa të vegjël kanë 40 për qind më shumë gjasa të vuajnë nga impotenca (paaftësi seksuale) sesa meshkujt me hapa të mëdha.

Studiuesit në Universitetin Hirosaki regjistruan ecjen e 324 burrave duke matur gjatësinë e hapave të pjesëmarrësve si dhe masën e këmbëve të tyre gjatë ecjes, i njohur si ‘testi me dy hapa’.

Burrat me hapa të vegjël kishin një rezultat mesatar prej 153 cm, ndërsa hapat e mëdhenj u konsideruan si rezultat mesatar prej 166 cm.

Rezultatet e publikuara në Journal of Sexual Medicine , gjetën një lidhje midis hapave më të vegjël dhe mosfunksionimit erektil.

Gjetjet mbështeten nga studime të mëparshme që lidhin uljen e aktivitetit fizik me një rrezik në rritje të mosfunksionimit erektil.

“Forca e muskujve dhe fleksibiliteti i legenit dhe këmbëve janë faktorë kyç për mosfunksionimin erektil”, thotë Dr Shingo Hatakeyama, autori kryesor i studimit.

“Ne besojmë se si mosfunksionimi erektil ashtu edhe hapat e vegjël mund të shkaktohen nga muskujt e dobët të legenit.”