Stina e alergjive: Si të mbroheni nga sëmundjet e vjeshtës

Alergjia e vjeshtës, është një problematikë mjaft shqetësuese, sepse jo rrallë, trajtohet si ftohje e zakonshme apo gjendje gripoze dhe si pasojë nuk merr trajtimin e duhur.

4 gjëra që nuk i dinit për alergjitë e vjeshtës

  • Vjeshta është një stinë shumë e vështirë për njerëzit që kanë ndjeshmëri të lartë ndaj mykut dhe polenit të bimëve.
  • Fëmijët ekspozohen ndaj pluhurit të shkumësit në shkollë.
  • Rënia e gjethëve të pemëve gjithashtu mund të shkaktojë alergji në vjeshtë. Kjo ndodh sepse me rënien e tyre, ato nxisin qarkullimin e polenit dhe mykut në ajër duke shkaktuar alergji dhe azëm.
  • Për më tepër, shiu është gjithashtu një nxitës i alergjive sepse shpërndan më shumë polenin dhe mykun.

Këshilla sipas health.com për të përballur alergjitë!

1. Kujdesuni për stomakun

Në përballjen me alergjitë është shumë e rëndësishme që njeriu të kujdeset për florën bakteriale në stomak. Njerëzit që vuajnë nga alergjitë e vjeshtës duhet të marrin çdo ditë probiotikë që të garantojnë mbrojtjen e organizmit.

2. Kujdes me ushqimet

Ushqimet e përpunuara, të modifikuara gjenetikisht, sheqeri,  bulmeti, gluteni, alkoli përmbajnë substanca irrituese për organizmin. Këto substanca përkeqësojnë simptomat e alergjisë.

3. Ushqehuni me perime ngjyra

Në këtë stinë duhet të merrni me shumë vitaminë A, C dhe antioksidantë që luftojnë inflamacionin. Konsumoni më shumë brokoli, barishte të egra, karrota, selino, kungull të verdhë, qepë dhe hudhër.

4. Higjiena

Përpara se të bini për të fjetur, mirë është të bëni dush që të largoni sa më shumë elementë alergjikë nga trupi dhe flokët. Ndërroni rrobat dhe çarçafët më shpesh dhe sidomos këllëfët e jastëkëve me të cilët goja dhe hunda janë më shumë në kontakt.

5. Për Frymëmarrjen

Përdorni solucione me kripë për pastrimin e hundëve. Bëni avull për të zhbllokuar rrugët e frymëmarrjes dhe përmirësuar imunitetin.


Shtuar 1.09.2021 13:57