Pa ilaçe, këto 4 produkte ndalojnë diarrenë në mënyrë natyrale

Shqetësimet  e aparatit tretës përfishnjë një sërë sëmundjesh e diarrea duket të jetë një ndër më problematiket. Diarrea, jashtëqitja e ujshme që ndodh më shumë se tre herë në ditë, është një problem i shpeshtë i cili zakonisht ndalon vetë pa asnjë trajtim të veçantë. Megjithatë diarreja e zgjatur në kohë mund të jetë shenjë e ndonjë problemi serioz, pasi mund të shkaktojë dehidratim, si rrjedhojë trupi ka pamjaftueshmëri të lëngjeve për të kryer funksionet e tij.

Nëse keni probleme me diarrenë, nuk keni pse merrni ilaçe, provoni këto 4 produkte dhe do të shpëtoni nga ky problem i bezdisshëm.

Xhinxheri përdoret zakonisht kur një person helmohet nga një ushqim, por ka gjithashtu efekt nëse përdoret për të ndaluar diarrenë. Ajo që duhet të bëni është thjesht të konsumoni pak mjaltë me pluhur xhinxheri dhe kjo përzierje do të ndihmojë stomakun të prodhojë lëngjet që promovojnë funksionet tretëse. Mund të pini gjithashtu çaj xhinxheri.

Një racion oriz i bardhë i zier plotësisht, pa kripë dhe yndyrë është po ashtu një zgjedhje shumë e mirë kur keni probleme me diarrenë.

Kosi është i pasur në probiotikë, baktere të mira që balancojnë pH e stomakut dhe nivelin e bakterve në zorrë.

iarreja mund të çojë në dehidratim të trupit, prandaj duhet të zëvendësoni sa më parë lëngjet e humbura. Nëse po pyesni veten përse supë dhe jo ujë, përgjigjja është shumë e thjeshtë: supa ka vlera ushqyese më shumë se uji, të cilat përmirësojnë tretjen dhe forcojnë sistemin imunitar./living


Shtuar 21.10.2021 15:59