Imami i fshatit Zlipotok, Gazmend Tahirovci, u ther për vdekje mbrëmjen e kaluar në rrethana që ende nuk janë sqaruar.
Sipas Ajhan Beqirit, sekretar i KBI-së për Rajonin e Gorës, kjo ngjarje e rëndë nuk ka të bëjë me detyrën e tij si imam në xhami.
Të lidhura
None found
“E tëra që mund të them është se vrasja e imamit nuk lidhet me punën e tij. Kemi informacione që ky akt i rëndë ka ndodhur për çështje private. Gazmendi ka qenë imam në zonën tonë dhe jemi të tronditur me humbjen e tij. Urojmë që organet e drejtësisë të kryejnë punën e tyre dhe të zbardhin sa më parë këtë rast. Ne bashkëndjejmë me familjen e të ndjerit dhe urojmë që Zoti ta ketë çuar në xhehnet”, ka deklaruar Ajhan Beqiri.
Për vrasjen me thikë të imamit Gazmend Tahirovci është arrestuar Beshir Hamza.
Ai u ndalua mëngjesin e sotëm, pas një aksioni të organizuar nga Policia e Kosovës.
