Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) paralajmëroi të hënën se Kosova është në rrezik të humbë përfundimisht 90.6 milionë euro nga Plani i Rritjes i Bashkimit Evropian, si pasojë e vonesave në zbatimin e reformave dhe mosfunksionalizimit të plotë të institucioneve.
Në një konferencë për media, menaxherja e programit në GLPS, Ema Pula, theksoi se 30 qershori përbën përfundimin e afatit të fundit që i jepte Kosovës mundësinë të shmangte humbjet financiare përmes realizimit të reformave të parapara.
Të lidhura
None found
Hulumtuesi i GLPS-së, Besar Gërgi, deklaroi se mungesa e institucioneve që funksionojnë plotësisht ka ndikuar drejtpërdrejt në ecurinë e zbatimit të reformave.
Sipas tij, vetëm pas publikimit të raporteve zyrtare nga Qeveria e Kosovës dhe Bashkimi Evropian do të qartësohet niveli i fondeve të përfituara, shuma e mjeteve të rrezikuara dhe reformat që kanë mbetur të parealizuara.
Gërgi shtoi gjithashtu se, duke pasur parasysh situatën aktuale në Kosovë, GLPS ka përgatitur disa rekomandime për të përmirësuar dhe përshpejtuar zbatimin e agjendës së reformave.
