Hulumtim i ri: Konsumi i mishit të kuq shoqërohet me rritje të rrezikut për kancer pankreatik

Konsumimi i rregullt i sasive të mëdha të mishit të kuq mund të shoqërohet me një mundësi më të lartë për zhvillimin e kancerit të pankreasit.

Të lidhura

None found

Në këtë përfundim orienton një analizë e re, e botuar në revistën shkencore Frontiers in Nutrition, ku u shqyrtuan të dhënat e 16 studimeve që përfshinin afro dy milionë pjesëmarrës.

Qëllimi i studiuesve ishte të vlerësonin nëse konsumi i mishit të kuq dhe atij të përpunuar lidhej me diagnostikimin e mëvonshëm të kancerit të pankreasit.

Rezultatet treguan se pjesëmarrësit me konsumin më të lartë të mishit të kuq kishin një rrezik relativ 16% më të madh për t’u prekur nga kjo sëmundje, në raport me personat që konsumonin sasitë më të vogla.

Analiza evidentoi gjithashtu një marrëdhënie lineare: rreziku shtohej paralelisht me rritjen e sasisë së mishit të kuq të konsumuar.

Konkretisht, çdo 100 gramë mish i kuq më shumë në ditë shoqërohej me një rritje prej 10 për qind të rrezikut relativ për këtë lloj kanceri.

Megjithatë, autorët nuk gjetën një kufi të përcaktuar konsumi, pas të cilit rreziku të shënonte një rritje të menjëhershme.

Përfundime të ndryshme dolën për mishin e përpunuar, ku përfshihen sallamet, salsiçet dhe produkte të tjera të ngjashme.

Nga shqyrtimi i 11 studimeve nuk rezultoi ndonjë lidhje statistikisht domethënëse ndërmjet konsumit të mishit të përpunuar dhe kancerit të pankreasit, pavarësisht sasisë së konsumuar.

Gjetjet e reja u shtohen rezultateve të hulumtimeve të mëparshme. Një meta-analizë e publikuar sivjet, e mbështetur në të dhënat e mbi 1.8 milionë personave, kishte treguar se vegjetarianët përballen me rreth 21 për qind rrezik më të ulët për kancer të pankreasit sesa konsumuesit e mishit.

Pavarësisht këtyre rezultateve, autorët paralajmërojnë se ato duhen vlerësuar me kujdes.

Pjesa më e madhe e të dhënave është mbledhur në Evropë dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Po ashtu, shumica e studimeve të përfshira kanë karakter vëzhgues dhe mbështeten në pyetësorë për zakonet ushqimore të pjesëmarrësve.

Studime të tilla mund të evidentojnë një lidhje, por nuk dëshmojnë se mishi i kuq përbën shkakun e drejtpërdrejtë të kancerit të pankreasit. Gjithashtu, mes studimeve të shqyrtuara kishte dallime të konsiderueshme.


Shtuar 12.08.2026 16:17

matbetHoliganbetJojobetholiganbetHoliganbetjojobetHoliganbetJojobetjojobetcratosroyalbetimajbetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibomaresbet girişHoliganbetGrandpashabetJOJOBET GİRİŞLERİcasibomHoliganbetJojobet