Haxhiu apel grave: Mos i shtyni kontrollet për kancerin e gjirit

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, mori pjesë sot në aktivitetin “Race for the Cure Kosova”, ku theksoi domosdoshmërinë e kontrolleve periodike dhe zbulimit në kohë të kancerit të gjirit.

Të lidhura

None found

Përmes një reagimi, Haxhiu u kërkoi grave të mos e vonojnë vizitën mjekësore. Ajo nënvizoi se mesazhi i përcjellë nga kjo garë duhet të mbërrijë edhe te gratë që nuk patën mundësi të merrnin pjesë, transmeton Klankosova.tv.

Sipas saj, kujdesi për familjarët, frika nga përgjigjja e analizave dhe vështirësitë në sigurimin e shërbimeve shëndetësore janë disa nga arsyet që mund t’i bëjnë gratë ta shtyjnë kontrollin.

“Kur flasim për kancerin e gjirit, koha merr një peshë tjetër dhe ne kemi përgjegjësi që gratë të mos e humbin atë duke pritur apo duke u përballur me pengesa që mund dhe duhet t’ua lehtësojmë”, ka shkruar Haxhiu.

Ajo u bëri thirrje grave që të kontrollohen në kohë dhe t’ua përcjellin të njëjtin apel edhe grave të tjera.

“Rëndësi ka që asnjë grua të mos mbërrijë vonë”, është shprehur Haxhiu.


Shtuar më 27.09.2026 18:21

sultanbeyli escortJojobetCasibomkingroyaljojobetjojobetcasibomCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetcasibommarsbahis güncel girişhızlı index almapusulabetpusulabetpusulabetholiganbetholiganbetholiganbetholiganbetholiganbetmarsbahisjojobetfixbetholiganbetmarsbahisjojobetholiganbetroketbetjojobetcasibomcasibomcasibomzbahissekabetjojobetcasibom