Rregullat e dietës që ndjek Lori Hoxha për të patur trupin që ka!

Muskujt e barkut të Lorit, beli i hollë dhe trupi gjithmonë në formë, natyrshëm i bëjnë njerëzit të mendojnë çfarë diete mban. Gjatë rubrikës pyetje-përgjigje të hapur mbrëmjen e djeshme në Instastory Lori u iu përgjigj një nga pyetjeve më të shpeshta që i bëhet, që sigurisht ka lidhje me “sekretet” e trupit fit.

E pyetur nëse ka një dietë specifike, trashëgimtarja e Top Media-s zbuloi se ndjek vetëm disa rregulla të përgjithshme dhe pjesa tjetër është (përveçse gjenetike), aktivitet fizik i përditshëm.

“Unë kam patur problemet e mia me ushqyerjen gjithë jetën, prandaj është pak e nderlikuar kjo. Gjithsesi kam disa rregulla/zakone në lidhje me ushqimin që i zbatoj sa herë dua të qëndroj në formë.” – shkruan Lori.

Cila janë rregullat?

1. Shumë ujë në mëngjes para se të dal nga shtëpia sepse gjatë ditës shpërqëndrohem kollaj me gjëra të tjera dhe dua të jem siguruar që jam hidratuar mjaftueshëm.

2. Nuk ha mëngjes dhe ha vaktin e parë në orën 13:00.

3. Vaktet kryesore kanë në përbërje kryesisht proteina: salmon, pulë, vezë dhe jeshillëqe.

4. Zgjedh t’i shmang karbohidratet dhe në fundjavë vakti im i fundit është në orën 18:00.

5. Sa herë e kaloj masën, reduktoj ushqimin të nesërmen dhe përpiqem të ruaj një balancë gjatë gjithë javës.”- shkruan Lori, e cila në fund sqaron se ndonëse këto rregulla funksionojnë për të, për dikë tjetër mund të jenë të papërshtatshme.

Sigurisht, krahas regjimit ushqimor, trupi i Lorit është rezultat i një ushtrimi të përditshëm.

“Unë ushtrohem 5 herë në javë nga 1 orë. Mund të duket e thjeshtë, por punoj shumë për të ruajtur këto linja që do të thotë edhe kur jam jashtë në një udhëtim, aktiviteti fizik nuk ndalon. Muskujt e barkut gjithnjë i kam patur kështu, por bëhen edhe më mirë kur ushtrohem vazhdimisht. Gjithsesi do të thoja që ka gisht edhe gjenetika pasi janë atje edhe kur unë shtoj në peshë. Më pëlqen të qëndroj aktive sepse ndihem më mirë, por gjithashtu më lejon të ha ëmbëlsira, të cilat i dashuroj.”

Shtuar 11.05.2021 09:58