Manastirliu: Vaksinohen rreth 20 mijë policë në të gjithë vendin

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, përmes një postimi në Facebook, shkruan se, rreth 20 mijë vaksinime janë kryer për policët.

Ndërkohë që deri më tani janë kryer 612 mijë, Manastirliu shkruan se deri në qershor do të arrihet objektivi 1 milion.

“Rreth 20 mijë vaksinime janë kryer për uniformat blu në të gjithë vendin, teksa vaksinimi masiv ka kaluar 612 mijë vaksinime për qytetarët më të rrezikuar.

Jemi të vendosur të vijojmë me ritme të shpejta, për të mbërritur në 1 milion vaksinime brenda qershorit”, shkruan Manastirliu./albeu.com

 


Shtuar 11.05.2021 10:08