A po e mendoni disa herë për të shijuar ushqimin tuaj të preferuar në restorant, por nuk iu dalin llogaritë si miliona njerëzve në botë për momentin për shkak të krizës ?
Këtu keni disa mënyra si t’ja dilni që të ulni faturën në një restorant.
Sigurohuni të regjistoheni në restorante të cilat shpërndajnë oferta.
Ka disa restorante, ose rrjete restorantesh të cilat shpërndajnë oferta speciale për klientët e tyre që janë regjistruar fare lehtë vetëm me anë të emailit. Ato do t’ju njoftojnë ju me mesazh sa herë që të bëjnë oferta.
Mos paguani për ujë dhe verëra të shtrenjta
Nëse në restorant ja vlen të paguash për një pjatë të shijshme që zor se do ta gjeje diku tjetër, ujin dhe verërat i gjeni fare lehtë në marketin poshtë shtëpisë suaj me një çmim deri në 167% më pak.
“Fëmijët hanë falas”
Përfitoni nga këto oferta. Shumë restorante dhe kafene ofrojnë oferta “fëmijët hanë falas” gjatë pushimeve shkollore. Nëse darkoni si familje, ia vlen ta bëni këtë kontroll në restorant në mënyrë që mos të paguani pa qenë e nevojshme.
Porosit direkt nga restoranti
Nëse doni që pjatën tuaj ta shijoni në shtëpi, dijeni se gjithmonë kushton më lirë ta porosisni direkt nga restoranti. Jo nga aplikacionet që edhe në Shqipëri janë shtuar ndjeshëm kohëve të fundit, të cilat ofrojnë shërbim taksi për ushqim nga të gjitha restorantet e qytetit tuaj./albeu.com/