Tensioni i lartë i gjakut është një problem thelbësor në shëndetin e njeriut, duke shkaktuar edhe një numër të lartë vdekjesh anembanë botës.
Ky problem zakonisht nuk shfaq simptoma dhe njerëzit kryesisht nuk shkojnë te mjeku për t’u kontrolluar. Megjithatë, ekzistojnë disa sinjale të cilat mund të jenë tregues të hipertensionit.
Njëra ndër më të shpeshtat është dhembja e kokës. Nëse keni dhembje koke të tmerrshme dhe të papërballueshme, do të ishte mirë të bënit një vizitë te mjeku.
Tensioni i lartë i gjakut mund të shkaktojë gjakrrjedhje nga hunda. Rreth 17% e njerëzve të cilët kanë probleme me gjakrrjedhjen nga hunda, janë të prirë të kenë hipertension.
Një tjetër shenjë është lodhja e vazhdueshme, pavarësisht gjumit të rregullt. Si dhe krijohen probleme me shikimin.
Shenja më e qartë është dhembja në gjoks dhe rrahjet e shpeshta të zemrës. Kurdo që ndodh ngritja e tensionit të gjakut mund të shfaqen dhembje të ashpra dhe të topitura në pjesën e gjoksit.