E paskemi ditur gabim, studimi: Ja pse kivi duhet ngrënë me gjithë lëkurë

Shumica e frutave duhet të qërohen përpara se të konsumohen, por ka disa fruta që mjafton t’i lani dhe mund t’i hani me gjithë lëkurë. Mund t’ju vijnë ndër mend fruta si molla, pjeshka apo rrushi, por do të habiteni kur të mësoni se në këtë list përfshihet dhe kivi. Studimet e kohëve të fundit nga Nottingham University dhe Zespri International, kanë treguar se lëkura e kivit duhet ngrënë pasi na siguron më shumë vitamina dhe vlera ushqyese sesa vetë tuli.  Lëkura e ashpër është problemi dhe arsyeja kryesore pse njerëzit e qërojnë këtë frut, por shkencëtarët pohojnë se ka disa mënyra si të pastroni pushin e lëkurës së kivit dhe më pas të përfitoni prej saj.

Cilat janë përfitimet e të ngrënit kivi me gjithë lëkurë ?
Kaliumi që gjendet me shumicë te lëkura e kivit mund të rregullojë nivelin e hormoneve, presionin e gjakut dhe funksionin e enëve të gjakut. Kivi dhe lëkura e tij janë të pasur me antioksidantë të fuqishëm dhe flavonoide të cilat janë substanca kimike me veti anti-alergjike, anti-kancer dhe anti-inflamatore.

Lëkura e kivit mund të përmirësojë shëndetin kardiovaskular dhe është e pasur me vitamina A, C dhe E Nëse ju duket e pamundur të hani lëkurën e kivit, mënyra më e mirë është që frutin ta shtrydhni me lëkurë. Epo nuk ju mbetet më asgjë tjetër veçse ta provoni një herë.


Shtuar 21.02.2022 11:23