Teuta ka zyrtarizuar ndarjen me Emiljano Vilën, i cili nuk do të jetë më pjesë e skuadrës durrsake. Anësori i djathtë ka vendosur të përfundojë aventurën e tij me klubin, duke mbyllur kështu bashkëpunimin mes palëve.
38-vjeçari ishte rikthyer te klubi durrsak në verën e vitit 2024, menjëherë pasi kishte mbyllur eksperiencën e tij me Partizanin. Gjatë karrierës, Vila ka luajtur edhe për ekipe si Dinamo e Zagrebit, Lokomotiva e Zagrebit, PAS Giannina, AOK Kerkyra, Inter Baku dhe Skënderbeu.
Të lidhura
None found
Në njoftimin e publikuar, KF Teuta bën me dije përfundimin e bashkëpunimit me mesfushorin Emiliano Vila. Klubi sqaron se, pas periudhës së kaluar së bashku, lojtari nga sot nuk do të jetë më pjesë e ekipit.
Po ashtu, durrsakët e falënderojnë Vilën për profesionalizmin, përkushtimin dhe kontributin e dhënë me fanellën e Teutës, ndërsa i urojnë suksese në vijim të karrierës sportive dhe në sfidat e ardhshme.
