Kuvendi i RMV-së aprovon ndryshimet në statut, UNT hap rrugën për tre fakultete të reja

Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup shënoi sot një moment të rëndësishëm, gati një dekadë pas themelimit të tij. Në mbledhjen e 105-të të Kuvendit të RMV-së, me 59 vota “PËR” dhe pa asnjë votë kundër, deputetët miratuan ndryshimet dhe plotësimet në Statutin e Universitetit, duke përmbyllur procesin e konsolidimit institucional.

Sipas UNT-së, kjo reformë përfshin disa ndryshime thelbësore, mes tyre edhe formalizimin e tre njësive të reja akademike: Fakultetit Juridik, Fakultetit Ekonomik dhe Fakultetit të Shkencave Humane.

Të lidhura

None found

Në kuadër të këtyre përditësimeve parashihet edhe lëshimi i diplomave dhe shtojcave të tyre në tri gjuhë, përkatësisht në shqip, maqedonisht dhe anglisht.

Po ashtu, ndryshimet përfshijnë edhe modernizimin institucional përmes përditësimit të simboleve zyrtare dhe dispozitave, në përputhje me kërkesat ligjore dhe standardet evropiane.

“Ky akt dëshmon pjekurinë dhe vizionin afatgjatë të UNT-së për të ndërtuar një institucion modern dhe konkurrues. Udhëheqësia e UNT-së shpreh mirënjohje të thellë për stafin akademik e administrativ, studentët dhe të gjitha institucionet qeveritare e parlamentare që kontribuan në këtë sukses të përbashkët”, thuhet nga UNT.


meritbet girişcasibomjojobetmatbetmatbetcasino siteleriDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelergrandpashabetjojobetcasibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetcasibomGrandpashabetjojobetjojobetCasibomCasibomGrandpashabetgrandpashabetcasibomgrandpashabetcasibomjojobetjojobet girişgrandpashabetMeritking Girişaagrandpashabet girişjojobet girişdeneme bonusuMadridbetMadridbetJojobetJojobetgrandpashabet girişholiganbetgrandpashabet