Aristidi Kolaj nuk do të jetë më futbollist i Teutës. Klubi durrsak dhe sulmuesi 27-vjeçar kanë vendosur të ndërpresin bashkëpunimin, një lëvizje që pritej.
Kolaj iu bashkua Teutës në janar të këtij viti, por aventura e tij te skuadra blu nuk rezultoi bindëse. Gjatë sezonit të kaluar, ai u aktivizua vetëm në 3 ndeshje, duke grumbulluar gjithsej 58 minuta në fushë.
Të lidhura
None found
27-vjeçari ka ndërtuar një karrierë interesante në Itali, ku ka qenë pjesë e skuadrave si Como, Sassuolo, Pro Patria, Alessandria, Pescara, Lumezzane, Sorrento, Crotone dhe Renate.
NJOFTIMI:
KF Teuta njofton se ka mbyllur bashkëpunimin me lojtarin Aristidi Kolaj. E falënderojmë Kolajn për kontributin e dhënë gjatë periudhës që ishte pjesë e skuadrës blu dhe i urojmë shëndet dhe shumë suksese në të ardhmen.
