Prezantuesja e DAZN, Eleonora Incardona, ka qenë në qendër të vëmendjes gjatë Kupës së Botës 2026, pasi paraqitja e saj në stadium ka bërë jehonë të madhe në rrjetet sociale.
Ajo ishte e pranishme në ndeshjen e fazës së grupeve mes Francës dhe Senegalit, e zhvilluar në stadiumin “MetLife” në New Jersey, ku mbuloi transmetimin nga terreni. Pamja e saj elegante dhe mënyra e prezantimit kanë tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut.
Të lidhura
None found
Pas ndeshjes, Incardona publikoi disa foto nga stadiumi në Instagram, duke treguar se pjesëmarrja në këtë event ishte një moment i veçantë për të dhe një arritje që e kishte dëshiruar prej kohësh.
Ajo e përshkroi eksperiencën si një ëndërr të realizuar gjatë një eventi kaq të madh sportiv.
Reagimet në rrjet nuk munguan. Komentet ishin të shumta dhe shpesh shumë entuziaste, me ndjekës që e cilësuan si një nga figurat më të spikatura të turneut dhe që vlerësuan prezencën e saj në stadium.
Kjo nuk është hera e parë që prezantuesja italiane bëhet virale gjatë Kupës së Botës, pasi çdo paraqitje e saj nga stadiumet në SHBA ka tërhequr vëmendje të madhe dhe është shpërndarë gjerësisht në rrjete sociale.


