Real Madrid po mendon një lëvizje të jashtëzakonshme në merkato, teksa sipas raportimeve më të fundit të “Marca” në Spanjë, klubi madrilen po përgatit një ofertë prej 220 milionë eurosh për yllin e Bayern Munich, Michael Olise.
Bëhet fjalë për një shifër të cilësuar si “anormale”, e cila, nëse konkretizohet, do të ishte transferimi i dytë më i shtrenjtë në historinë e futbollit, menjëherë pas kalimit të Neymar te PSG për 222 milionë euro.
Të lidhura
None found
Sipas këtij raportimi, Mourinho e kërkon me çdo kusht Olise te Reali, me synimin për të forcuar dhe “blinduar” repartin ofensiv së bashku me Mbappe dhe Vinicius.
Ndërkohë, bazuar në vlerësimin e “Transfermarkt”, sulmuesi në fjalë kushton 150 milionë euro. Michael Olise është nën kontratë me bavarezët deri në verën e vitit 2029-të.
