Zjarri shkrumbon zonën përreth fshatrave turistik në Qerret të Kavajës (FOTO LAJM)

Një zjarr i madh ka përfshirë fshatrat turistikë në një nga plazhet e Kavajës.

Fotot janë siguruar nga LSA dhe duket qartë se zjarri po zgjeron perimetër dhe po përfshin një zonë të gjerë rreth fshatrave turistik.

Zjarrëfikësit ndodhen në vendngjarje për të neutralizuar flakët që rrezikojnë kullotat dhe pyllin e pishave që ndodhet aty pranë.

Ende nuk dihen shkaqet se si ka ndodhur ngjarja apo të jenë identifikuar zjarrëvënësit./albeu.com


Shtuar 21.08.2021 20:31

Tags: