Zjarri shkrumbon banesën në Fier, pronarja pëson djegie të rënda

Mesditën e kësaj të premteje, një banesë në lagjen “Sheq i Madh” të Fierit, është përfshirë nga flakët dhe është dëmtuar thuajse tërësisht.

Zjarri u konstatua rreth orës 11:00 nga banorët e zonës, të cilët lajmëruan menjëherë shërbimin zjarrfikës. Ekipet zjarrfikëse mbërritën në vendngjarje dhe ndërhynë për shuarjen e flakëve.

Të lidhura

None found

Falë veprimit të tyre, zjarri nuk u përhap te banesat e tjera, të ndërtuara shumë pranë shtëpisë së përfshirë nga flakët.

Gjatë tentativës për të shpëtuar banesën, pronarja ka marrë djegie të rënda. Ajo u dërgua për trajtim në Spitalin Rajonal të Fierit, ndërsa për shkak të gjendjes shëndetësore pritet të transportohet në Tiranë, ku do të marrë mjekim të specializuar.

Si pasojë e zjarrit, familja prej katër anëtarësh ka mbetur pa strehë, pasi banesa e tyre është dëmtuar rëndë.

Familjarët, të cilët përballen me vështirësi ekonomike, u bëjnë apel institucioneve dhe qytetarëve që kanë mundësi t’i ndihmojnë për të kaluar këtë situatë dhe për të siguruar një strehim.

Ndërkohë, vijojnë punimet për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit.


Shtuar 4.09.2026 13:26

sultanbeyli escortiptv satın almarsbahis girişcasibomcasibomsuperbetin girişMarsbahisMarsbahisSuperbetinMarsbahisonwin adresianında indexcasinofastcasibomcasibomcasibomcasibomMarsbahisMarsbahisMarsbahisVaycasinoHoliganbetHoliganbetPusulabetmatbetmarsbahisromabetgrandpashabetgrandpashabetligobetroyalbetonwin adresijojobetdeneme bonusu veren güvenilir sitelerPusulabetJojobetjojobet girişJojobet GirişroketbetMarsbahispusulabetjojobetCasibomMarsbahisjojobetJojobetmarsbahis giriş