Zjarri “përpin” makinën në ecje në Rrugën e Arbrit

Një makinë ka marrë flakë në lëvizje gjatë ditës së sotme në rrugën e “Arbrit” dhe është djegur pjesërisht.

“Me datë 11.01.2022, në rrugën e “Arbrit”, ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur pjesërisht, mjeti me drejtues shtetasin E. G”, thotë policia.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti teknik në mjet.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit./albeu.com/


Shtuar 11.01.2022 15:51