Zjarri në Parkun Kombëtar të Lurës, nën procedim drejtuesi i monitorimit dhe dy roje mjedisore

Tre persona janë proceduar penalisht në gjendje të lirë për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, pas zjarrit që përfshiu Parkun Kombëtar të Lurës.

Procedimi ka nisur ndaj K. S., 35-vjeç, dhe S. L., 51-vjeç, të dy banues në Dibër, si dhe ndaj A. L., 64-vjeç, banues në Tiranë. Dy prej tyre punojnë si roje mjedisi, ndërsa personi tjetër ka qenë përgjegjës për monitorimin e parkut kombëtar.

Të lidhura

None found

Nga hetimet dyshohet se ata nuk kanë ndërmarrë masat e domosdoshme për ruajtjen, mbikëqyrjen dhe mbrojtjen nga zjarri të zonës që kishin nën përgjegjësi. Flakët kanë djegur dhe dëmtuar disa hektarë me sipërfaqe pyjore.

Hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të zjarrit po vazhdojnë, me synimin për të përcaktuar përgjegjësinë penale të personave që kishin detyrë menaxhimin dhe mbrojtjen e territorit.

Policia po punon intensivisht edhe për identifikimin e autorit ose autorëve të zjarrit dhe dërgimin e tyre përpara përgjegjësisë penale.

Materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë e Dibrës, e cila do të kryejë veprimet e mëtejshme.


matbetJojobetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetHoliganbetHoliganbetJojobetjojobetgrandpashabetmeritbetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibombaymavi girişHoliganbetGrandpashabetJojobetJojobetCasibom Girişholiganbet