“Qeveria fle gjumë”/ Vazhdon skandali me zjarrin në magazinë, ende asnjë gjurmë nga 33 vjeçari

Teksa kanë kaluar dy ditë nga zjarri që përfshiu qendrën tregëtare në Tiranë, nuk dihet ende asgje për 33 vjeçarin.

Arjan Sala është shefi i rojeve të sigurisë dhe mbeti i bllokuar në magazinë pasi ishte futur për të shpëtuar punonjësit e tjerë duke u mundur që të shuante flakët.

Mbrëmjen e djeshme në ndihmë të forcave Zjarrfikëse ka shkuar edhe ushtria.Mësohet se gjatë natës zjarrfikësit kanë thyer soletën për të shuar flakët. Përgjatë magazinës janë hapur disa vrima, në mënyrë që të largohet tymi, por ende nuk është mundur që të ndërhyhet brenda saj për të kërkuar për 33-vjeçarin. 


Shtuar 26.03.2021 09:21

Tags: ,