Zjarri i madh “përpin” lokalin në Tiranë, digjet dhe tjetri ngjitur (VIDEO)

Një zjarr i madh ka përfshirë një lokal në Tiranë, në zonën e Brrylit, pak para mesnate mbrëmjen e djeshme.

Për shkak të përmasave të mëdha, siç shihet dhe nga pamjet e siguruara nga Albeu.com, zjarri ka djegur edhe një lokal tjetër ngjitur me atë.

Zjarri është fikur dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 27.12.2022, rreth orës 23:40, te Brryli ka rënë zjarr në një lokal dhe zjarri është përhapur dhe në një lokal tjetër ngjitur tij.

Zjarri është fikur dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./albeu.com


Shtuar 28.12.2022 07:25