Arratiset shqiptari që akuzohet për përdhunimin e 15-vjeçarit në Greqi, dyshohet se është përgjegjës pas videove horrorr

Dy të mitur të tjerë të akuzuar për përdhunimin e një nxënësi 15-vjeçar nga Ilioni u dërguan dje në burg ndërsa autoritetet greke po hetojnë se kush qëndron pas videove horrorr të regjistruara me celular.

Paraditen e së martës, Hetuesi për të Mitur, vendosi se dy të arrestuarit, të cilët të shtunën kishin kërkuar dhe kishin marrë afat për të kërkuar falje, u caktuan masat e paraburgimit.

Deri më tani, 5 nga 8 anëtarët e bandës janë arrestuar në paraburgim, ndërsa i 6  është liruar pasi është nën moshën 15-vjeçare.

Në orët në vijim pritet që për të miturin e paraqitur vullnetarisht në Polici të lëshohet një urdhër-arresti, ndërsa rezulton i zhdukur një nga nxënësit që 15-vjeçari emëroi si përdhunues të tij.

Bëhet fjalë për një 17-vjeçar shqiptar, i cili dyshohet se e ka ditur që përdhunimi i të miturit po regjistrohej.

Policët për të mitur po shqyrtojnë edhe rolin e 4 vajzave. Në dëshminë e tij, 15-vjeçari është shprehur se tre vajzat 15-vjeçare dhe 14-vjeçarja nuk kanë pasur ndonjë rol të caktuar, por dyshohet se kanë qenë të pranishme kur ai është abuzuar.

Për këtë arsye ato pritet të hetohen pasi nuk duket se kanë bërë asgjë për të parandaluar veprën e pështirë të bandës së tetë.

Në të njëjtën kohë, autoritetet pasi kanë analizuar dy videot që kanë në duar, po hetojnë skenarin e mosmarrëveshjeve të fansave mes studentëve./albeu.com


Shtuar 28.12.2022 07:35