Zjarret rishfaqen në Elbasan, aktive vatra në Gurëshpatë dhe nën vëzhgim zjarri në Malin e Qukësit

Shërbimet zjarrfikëse vijojnë të mbajnë nën kontroll situatën e zjarreve në Qarkun e Elbasanit, ku gjatë ditës janë evidentuar vatra të reja në zona të ndryshme të Librazhdit dhe Prrenjasit.

Vatra aktive raportohet në Gurëshpatë të Librazhdit, ku janë angazhuar një automjet zjarrfikës dhe gjashtë efektivë të MZSH Librazhd. Forcat në terren po punojnë për shuarjen e flakëve dhe kufizimin e përhapjes së tyre.

Të lidhura

None found

Informacionet e fundit bëjnë me dije se zjarri në Gurëshpatë nuk kërcënon zonat e banuara. Megjithatë, ndërhyrja dhe monitorimi nga zjarrfikësit po vijojnë pa ndërprerje.

Në territorin e bashkisë së Prrenjasit, zjarri në Malin e Qukësit, i cili është aktiv prej pesë javësh, ndodhet aktualisht nën mbikëqyrje. Ekipet e MZSH-së po ndjekin situatën për të parandaluar riaktivizimin e flakëve ose përhapjen e tyre në sipërfaqe të tjera.

Gjatë ditës janë konstatuar gjithashtu vatra në Malin e Polisit dhe në zonën e Hotolishtit, duke rikthyer problematikën e zjarreve në disa prej territoreve malore të qarkut.

Zjarrfikësit e Librazhdit po punojnë në terrene të thyera dhe të vështira për t’u aksesuar, çka e ndërlikon ndërhyrjen dhe shuarjen e flakëve, raporton gazetari Fatmir Popja.

Efektivët qëndrojnë në gatishmëri për çdo zhvillim të ri, ndërsa mbrojtja e banorëve, pronave dhe sipërfaqeve pyjore mbetet prioritet.

Autoritetet u kërkojnë qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar dhe të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarre, veçanërisht në zonat me bimësi dhe pyje.

Forcat e MZSH-së po vijojnë punën në terren për orë të gjata dhe në kushte të vështira, me synim vënien nën kontroll të vatrave dhe parandalimin e përhapjes së flakëve.

Strukturat përgjegjëse po monitorojnë situatën në Gurëshpatë, Malin e Qukësit, Malin e Polisit dhe Hotolisht, ndërsa autoritetet vijojnë të jenë në gatishmëri.


sultanbeyli escortiptvJojobetMarsbahissahabetjojobetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomHoliganbetJojobetPusulabetJojobetPusulabetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetligobetsahabetjojobetdeneme bonusu veren güvenilir sitelerHoliganbetJojobetjojobet girişMarsbahiskavbetjojobetjojobetjojobetBahsegelJojobet Girişsekabet